SOFT NEWS – Thatcher nderohet me një statujë në qytetin e vendlindjes

LONDËR, 10 shkurt /ATSH-AFP/ – Autoritetet e Grantham (qendër e Anglisë) qyteti i vendlindjes së ish-kryeministres Margaret Thatcher, e cila vdiq në vitin 2013, vendosën të mirëpresin një statujë në nderim të saj, pas refuzimit të Londrës.

Projekti i paraqitur nga organizata e bamirësisë ‘’Public Memorials Appeal’’ që nga 2014, fillimisht u propozua në Këshillin e Westminster, në mënyrë që statuja të vendosej në hyrje të Parlamentit Britanik.

Në janar të 2018, autoritetet kundërshtuan përfundimisht stutujën prej bronzi rreth tre metra të lartë, me arsyetimin se nuk ishte vepra e duhur.

Dyshohej se vepra do të binte pre e akteve vandale.

Në Grantham, kryetari këshillit lokal, Matthew Lee mirëpriti vendimin duke vlerësuar se Margaret Thatcher ishte një figurë politike kombëtare dhe ndërkombëtare, e cila meritonte të përkujtohej me nderim në qytetin e saj të lindjes./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.