Shqipëria pjesë e panairit ndërkombëtar të turizmit BIT Milano 2019

246

TIRANË, 10 shkurt/ATSH/- Turizmi bregdetar dhe ai malor, trashëgimia kulturore dhe historike,  si dhe kulinaria e Shqipërisë do të prezantohen nga data 10-12 shkurt në panairin ndërkombëtar të turizmit BIT Milano 2019.

Shqipëria është mysafire prej kohësh e panairit më të madh të turizmit Bit Milano, ku mes qindra ekspozitorëve dhe mijëra vizitorëve përfaqësohet denjësisht.

Agjencia Kombëtare e Turizmit së bashku me operatorët turistike nga Shqipëria kanë parashikuar takime të shumta me partnerët dhe mediet ndërkombëtare.

Vitin e kaluar numri i turistëve italianë që vizituan vendin tonë u rrit me 23%, ndërkohë që këtë vit kjo shifër do të rritet dyfish.

/k.s/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.