Regjistrimi në tatime, 96.4% niveli i përmbushjes në rang kombëtar

TIRANË, 10 shkurt /ATSH/- Regjistrimi në organet tatimore, ka shënuar 96.4% nivelin e përmbushjes në rang kombëtar gjatë vitit 2018.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve (DPT) bën të ditur se, niveli i përmbushjes në rang kombëtar për regjistrimin në organet tatimore për sektorin e tregtisë arriti në 96.6%, ndërsa niveli i përmbushjes në rang kombëtar për regjistrimin në organet tatimore, për sektorin e transportit shënoi 98.6%, për sektorin e shërbimeve 95.9% dhe për sektorin e prodhimit 98.2%.

DPT, sjell në vëmendje të tatimpaguesve se përmbushja e detyrimeve ligjore minimizon riskun e penalizimit. Për DPT është e rëndësishme ndërgjegjësimi i tatimpaguesve për të rritur përmbushjen tatimore si dhe për të ndërtuar një raport të bazuar te besimi dhe transparenca. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.