MJEKËSI – Mungesa e baktereve te zorrët shkak për depresion

BRUKSEL, 6 shkurt /ATSH-ANSA/ – Mungesa e disa baktereve specifike te zorrët mund të jetë shkak për çrregullime depresive tek individët, sipas studimit të botuar në revistën ”Nature Microbiology” që përfshinte dy mostra prej mbi 1 000 individë të ekzaminuar.

Udhëhequr nga Jeroen Raes e VIB-KU Leuven, në Belgjikë, studimi gjeti se dy lloje të baktereve, Coprococcus  dhe Dialister, janë vazhdimisht në nivel të ulët në zorrët e njerëzve që vuajnë nga depresioni, dhe për këtë arsye një grup i ekspertëve kanë lidhur veprimtarinë e disa baktereve të zorrëve me shëndetin mendor, në veçanti aftësinë e baktereve për të prodhuar një substancë të ngjashme me ‘dopaminën’ (edhe një neurotransmitter lidhur me ndjenjën e kënaqësisë).

Ekspertët kanë studiuar më parë gjenomën e baktereve të zorrëve të 1 054 personave të përfshirë në projektin ‘’Flemish Gut Flora Projekt’’ dhe më pas e përsërisnin analizën në një mostër të dytë prej 1 062 individësh që i përkisnin projektit hollandez ‘’LifeLinesDEEP”.

Në mostrat e ekzaminuara ka pasur edhe pacientë të prekur nga çrregullime depresive. Në të dyja rastet studimet zbuluan dallimet në përbërjen e gjenomit  të zorrëve të individëve të diagnostikuar me depresion në krahasim me subjektet e kontrollit të shëndetshëm.

Gjatë zbulimit  shumëllojshmëria e llojeve të baktereve në zorrë të personave që vuajnë nga çrregullime depresive ishte më e pakët sesa e atyre pa çregullime./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.