SEUL – Biegun: Ka ende punë përpara samitit Trump-Kim

UASHINGTON, 9 shkurt /ATSH-AFP/ – Ka ende punë për t’u bërë para samitit të ardhshëm mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong Un deklaroi sot në Seul emisari amerikan, Stephen Biegun.

Biegun, përfaqësuesi special amerikan për Korenë e Veriut, njoftoi se bisedimet tre ditore përgatitore në Phenian, të cilat u mbyllën ditën e premte kishin qenë produktive, por nevojiteshin më shumë bisedime para samitit që pritet të mbahet në Vietnam më 27 dhe 28 shkurt.

I dërguari amerikan informoi sot ministren e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut, Kang Kyung-hwa për eçurinë e vizitës së tij në Phenian duke konfirmuar gjithashtu se samiti do të zhvillohet në Hanoi./ / v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.