Qato inspekton punimet në bypass-in e Vlorës

172

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ – Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka inspektuar kantierin e punimeve në bypass-in e Vlorës, e cila është një nga veprat dhe arteriet më të rëndësishëm sa i përket projekteve infrastrukturore.

Gjatë inspektimit të punimeve, Qato theksoi se respektimi i kushteve të kontratës dhe grafikut të punimeve do të jenë kriteret bazë të monitorimit të përditshëm.

“Vijon inspektimi në kantierin e punimeve në bypass-in e Vlorës. Një tjetër vepër dhe arterie e rëndësishme e infrastrukturës kombëtare.
Respektimi i kushteve të kontratës dhe grafikut të punimeve të miratuara do jetë një nga kriteret bazë të monitorimit tonë të përditshëm”, u shpreh Qato.

Bypass-i i Vlorës do të lidhë autostradën Levan-Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë.

Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.