Kredia për sektorin privat u rrit me 5,9%

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/- Kredia për sektorin privat ka shfaqur shenja rigjallërimi, ndonëse stoku i raportuar në rënie i saj vijon të pasqyrojë efektin e pastrimit të bilanceve nga kreditë me probleme dhe atë të kursit të këmbimit.

Duke përjashtuar këto dy efekte, kredia për sektorin privat shënoi një rritje vjetore prej 5.9%, në fund të vitit 2018, bëri të ditur Banka e Shqipërisë.

Sipas BSH, rritja e kredisë vijon të jetë më e shpejtë në segmentin e kredisë në lekë dhe në atë të kredisë për konsum.

Ndërkohë, kredia për biznese shfaqi një rritje të shpejtë në muajin dhjetor, pavarësisht politikave më konservatore të kreditimit të aplikuara nga bankat në këtë segment. e.xh/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.