HAPËSIRË – Rosalindi, roboti në kërkim të jetës në Mars

125

LONDËR, 9 shkurt /ATSH-AFP/ – Një robot i projektuar në Britaninë e Madhe me misionin për të zbuluar gjurmë jetë në planetin Mars u pagëzua me emrin e shkencëtarit britanik, Rosalind Franklin.

Ky rover i ideuar me gjashtë rrota do të ulet në Mars në 2021 me misionin për të filmuar pamje dhe mbledhur kampione nga Planeti i Kuq si pjesë e misionit  ExoMars.

Ai u emërtua zyrtarisht në prani të astronautit britanik Tim Peake, në qendrën e ‘’Airbus’’ në Stevenage, në Angli, ku u ndërtua edhe sonda robotike.

”Rosalind do të ketë si mision kërkimin e gjurmëve të jetës përtej planetit Tokë dhe të studiojë gjeologjinë dhe mjedisin, për t’i dhënë përgjigje pyetjes së madhe se a mund të gjejnë një jetë primitive në Planetin e Kuq’’, shprehet David Parker, drejtor i eksplorimit robotik dhe njerëzor në Agjencinë Europiane të Hapësirës (ESA)./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.