Gjirokastër, Basha: Më 16 shkurt, qytetarët marrin në dorë fatin e tyre

TIRANË, 9 shkurt /ATSH – I. Vata/ – “Më 16 shkurt qytetarët do marrin në dorë fatin e tyre”, ka deklaruar sot, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga Gjirokastra ku po vazhdon turin e tij të takimeve me qytetarët.

Nga qyteti i Gjirokastrës, ku u prononcua gjatë ecjes edhe për medien lokale, Basha tha “se ka ardhur për të ftuar këtë qytet më datë 16 shkurt e të marrin në dorë fatin e tyre për të përmbytur këtë sistem të kalbur i cili është kthyer në gangrenë për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë”.

Në bashkëbisedim me qytetarë e përfaqësues të  biznesin e vogël, Basha vuri theksin tek plani i PD-së, si e vetmja shpresë për rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Nuk do t’ju lëmë kështu. Të punojmë të gjithë bashkë që të rikthejmë ekonominë dhe mirëqenien. Me uljen e çmimin të karburantit dhe energjisë, ne besojmë se ekonomia do të marrë impulse shumë pozitive.Investimet do t’jua kthejmë ju, sepse ju duhet një shtet që ju shtrin dorën, jo t’ju vë këmbën”, tha ai. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.