FOTO/ “Njëlloj si ti”, mesazhe sociale në kopshtet e kryeqytetit

100

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ – Teatri Metropol ka zgjedhur të përdorë fuqinë e kukullave për të sjellë një eksperiencë të paharrueshme edukative, ku mësojmë dhe informojmë fëmijët mbi shqetësimet dhe dallimet sociale, duke u dhënë atyre aftësitë që ata kanë nevojë për të qëndruar të sigurt dhe të shëndetshëm.

“Njëlloj si ti”, ka nisur turin e shfaqjeve në disa prej kopshteve të kryeqytetit e cila vjen si vazhdë e platformës edukuese, edukon audiencën e vogël nëpërmjet argëtimit.

Personazhet e shfaqjes “Njëlloj si ti” me regji të Amri Hasanlliut dhe nën interpretimin e Meli, Marku, Ronaldo, Amanda dhe Xheni, përcollën mesazhe mjaft interesante për publikun e vogël në kopshtin nr 8 në kryeqytet se edhe pse jemi ndryshe nga jashtë, nga brenda jemi të gjithë njësoj.

Artistët sollën për fëmijët disa problematika, si paraliza celebrale, aftësi të kufizuara në shikim dhe dëgjim, sindroma daun.

Gjatë shfaqjes nuk munguan as bashkëveprimi mes aktorëve edhe fëmijëve kureshtarë, të cilët kishin dëshirë që të mësonin më tepër se si arrin një fëmijë me aftësi ndryshe, që të luajë, të ecë, por jo vetëm.

Kjo shfaqje ka si qëllim që të sensibilizojë dhe të informojë, se si shoqëria duhet që të sillet me një fëmijë me aftësi ndryshe. /a.a/j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.