FOTO – Muzeu “Gjon Mili”, atraksioni më i ri kulturor në Korçë

323

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ – Ndërtimi i muzeut më të ri “Gjon Mili”, i ka shtuar qytetit të Korçës një atraksion të ri kulturor.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga momenti i vizitës së tij në këtë muze, duke theksuar se: “Muzeu i ri Gjon Mili – Superstari i fotografisë në muzeun kushtuar atij në Korçë, ku mund të bësh një foto tënden me teknikën e tij të famshme të fotografimit me dritë”.

Muzeu i “Gjon Milit”, i kushtohet figurës së fotografit korçar që ka prekur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritë. Në Muzeun e rikonstruktuar janë ekspozuar 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, thënie të tij apo të njerëzve të tjerë, që janë shprehur për të, ekspozitorë me elementë nga jeta e tij, apo e kohës që jetoi.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.