FOTO/ Ansambli i Këngëve dhe Valleve transmeton traditën në shkolla

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ – Projekti i iniciuar nga ministria e Kulturës ”Edukimi përmes Kulturës” është prioritet i të gjithë trupave përbërëse të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit duke i trasmetuar brezave të rinj vlerat e artit dhe kulturës.

Artistët e Ansamblit Popullor vazhdojnë me kalendarin artistik në kuadër të projektit “Edukimi përmes Artit” këtë herë me nxënësit e shkollës 9–vjeçare “Fan Noli”.

Ata interpretuan disa nga këngët e vallet më të spikatura të repertorit si: Vallen e Skraparit, Vallen e Fajës, Vallen e Shupalit, Kolazh me këngë të Shqipërisë së Mesme etj.

Mbas workshop-it, atmosfera e krijuar në aktivitet u bë edhe më e larmishme kur bashkë me grupin e valleve të Ansamblit Popullor u bashkuan  edhe nxënësit e shkollës, duke kërcyer bashkë me ta. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.