Erë e fortë të hënën/ Paralajmërim për kujdes ndaj anijeve dhe lundërtarëve

TIRANË, 9 shkurt /ATSH/ Ditën e hënë pritet përkeqësim i motit, me erë të fortë që mund të shkojë deri në 60 kilometër në orë.

Drejtoria e Përgjithshme Detare informoi lundërtarët dhe pronarët e mjeteve detare, operatorët në porte dhe hapësirën detare, që ditën e hënë bregdeti ynë do të përfshihet nga erëra me shpejtësi deri 60 km/h nga drejtimi jug-jugperëndim, forca e detit 7 shkalla Boufort në det të hapur.

“Të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masa për sigurimin e mjeteve në porte dhe të rritet shkalla e gatishmërisë. Siguria juaj është e rëndësishme për ne”, tha Drejtoria e Përgjithshme Detare. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.