Biblioteka e re e Korçës, më shumë hapësira sociale dhe kulturore për qytetarët

TIRANË, 9 shkurt/ATSH/ – Qyteti i Korçës tashmë do të ketë një bibliotekë e cila i përmbush të gjitha kushtet dhe standardet për të qenë e tillë.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga biblioteka e re e qytetit të Korçës, e cila do të ketë më shumë hapësira sociale dhe kulturore për qytetarët.

“Në Bibliotekën e re të qytetit të Korçës, pjesë e kompleksit polifunksional me hapësira të shumta sociale e kulturore në shërbim të qytetarëve”, – shkruan Kryeministri Rama.

https://www.instagram.com/p/Btq4kMog3p7/?utm_source=ig_web_copy_link

e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.