Wenger, katër oferta brenda muajit për t’iu kthyer punës si trajner

150

TIRANË, 8 shkurt ATSH/ – Arsene Wenger mësohet se ka pasur katër oferta brenda një muaji për t’iu kthyer punës së trajnerit.

Pas 22-vjetëve të kaluara tek “Arsenali”, ai i dha fund aventurës me “Topçinjtë” gjatë verës së shkuar, teksa francezi ka përjashtuar mundësinë e rikthimit në Premier Ligë.

Sipas “The Times”, Wenger ka oferta nga klube dhe kombëtare dhe tani është në dorën e tij për të vendosur se ku do ta vazhdojë karrierën.

Gazeta angleze shkruan po ashtu se Wenger u ka thënë shokëve të tij se brenda një muaji do të vendosë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij si trajner.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.