TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ – Mbrojtësi kroat nuk ka bindur drejtuesit e “Interit” në gjashtë muajt e tij të parë.
Mbyllet përpara kohe aventura e Sime Vrsaljkos tek “Interi”.
I transferuar gjatë verës tek zikaltrit në formë huazimi për 6.5 milionë euro me të drejtë blerjeje për 17.5 milionë euro në fund të këtij sezoni, kroati nuk i përmbushi aspak pritshmëritë e drejtuesve të “Interit” dhe për këtë shkak u bënë lëndimet e shpeshta dhe problemet në gju të mbartura që nga Botërori i Rusia 2018.
Javën e ardhshme Vrsaljko do të operohet në Belgjikë dhe për rikthimin e tij në fushë do të nevojiten disa muaj.
I aktivizuar në vetëm 13 ndeshje me “Interin” për një total prej 912 minutash dhe i zëvendësuar në merkaton e janarit nga portugezi Cedric Soares, Vrsaljko do të rikthehet tashmë tek “Atletico e Madridit”, klubi që zotëron kartonin e kroatit, sepse për zikaltërit 17.5 milionë për blerjen përfundimtare të tij janë shumë.
/gj.m/j.p/