“United” dhe “Chelsea”, gati 100 milionë euro për Bale

126

TIRANË, 8 Shkurt ATSH/ – “Manchester United” ka përgatitur 100 milionë euro për transferimin e sulmuesit të “Real Madridit”, Gareth Bale në merakton verore, transmeton Don Balon.

Klubi nga “Old Trafford” synon të përmbushë dëshirën afatgjatë dhe të sjellë uellsianin, të cilin e këkronte që kur luante tek “Tottenhami”, dhe më vonë tek “Real Madrid”.

Bale është i pakënaqur në Madrid për shkak të ardhjes së paralajmëruar të yllit të “Chelsea” Eden Hazard në radhët e kampionëve aktualë të Europës.

“Chelsea” e sheh Bale si zëvendësues për Hazard, kështu që uellsiani mund të zgjedhë mes Londrës dhe Mançesterit.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.