Transformimi i ambulancës së Shënavlashit, Rama: Shembull për ata që s’duan të shohin ndryshimin

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ – Jo vetëm qendrat shëndetësore, por edhe pikat e ambulancave në të gjithë vendin po i nënshtrohen transformimit. Kështu ka ndodhur edhe me ambulancën e Shënavlashit në Durrës.

Transformimi edhe i kësaj ambulance, garanton akses në shërbime cilësore që në portën e parë të shërbimit shëndetësor, te mjeku i familjes.

Kryeministri Edi Rama shprehet se “pak nga pak, edhe sytë e atyre që s’duan ta shohin ndryshimin, do të hapen përballë shembujve të njëpasnjëshëm të ndryshimit”.

Një nga mjekët pranë ambulancës së Shënavlashit, Stavri Mina, thotë se falë programit të rikonstruksionit tashmë kushtet janë moderne.

“Më parë kishte lagështirë, ndërsa sot është rregulluar për së mbari”, – thotë një paciente. Ndërsa infermierja Neleda Zakova bëri të ditur se më parë kushtet linin shumë për të dëshiruar, ndërsa sot nuk ka asnjë lloj problemi.

Transformimi i ambulancës Shënavlash në Durrës, është pjesë e programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe ambulancave. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.