Transaksione me bankë, për bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ – 36 mijë biznese, kompani apo persona fizikë, do të kenë si detyrim ligjor që të hapin llogari bankare dhe të kryejnë çdo transaksion përmes tyre.

Ministria e Financave ka hartuar një projektligj, i cili prek bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë. Ndërsa janë të përjashtuar tatimpaguesit me xhiro nga 0 deri 2 milionë lekë, që llogariten në rreth 60 mijë tatimpagues.

Ligji që ka hyrë në fuqi, parashikon që të gjithë tatimpaguesit që e kanë këtë detyrim do të njoftohen përmes llogarisë personale të gjithsecilit dhe në rastet kur nuk zbatojnë legjislacionin, parashikohen masa administrative. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.