STAMBOLL – 11 viktima pas shembjes së një pallati

STAMBOLL, 8 shkurt /ATSH-ANSA/ – Arriti në 11 persona numri i viktimave gjatë shembjes së një pallati shtatë katësh në periferi të Stambollit, në lagjen ”Kartal”, raportojnë mediat vendase.

Katër persona u gjetën nën rrënoja dje në mbrëmje duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 11.

Të paktën 13 persona janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat, ndërsa janë intensifikuar kërkimet për të shpëtuar persona të tjerë./    /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.