Protesta e studentëve, shprehje e problemeve në universiteteve

TIRANË, 8 shkurt /ATSH – I. Vata/ – “Protesta e studentëve në përmbajtje ishte shprehja më kuptimplote e problemeve të vetë universitetit, qeveria u fut në këtë lojë si shënjestër e kollajshme”, tha Kryeministri Edi Rama në bashkëbisedim me studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë.

Duke folur për protestën, Kryeministri Rama tha se u bë një protestë që në përmbajtjen e vet ishte shprehja më kuptimplotë e problemeve brenda universitetit, qeveria u fut në këtë histori si një shënjestër e kollajshme, por të gjitha ato pika i takojnë universitetit dhe janë shprehje e dobësisë në marrjen e përgjegjësive nga universitetet. Edhe tarifat janë të universiteteve nuk janë të qeverisë”, tha Rama.

“Qeveria vendos tavan, por nuk vë tarifa. Dhe tavanin e ka vënë se kur u bë sprova e parë, të gjitha universitetet kanë kërkuar tarifa më të larta nga ato që kishin. Me të drejtë mbase, sepse kostoja është e lartë dhe qeveria vendosi tavan për të mos cenuar integritetin e fuqisë ekonomike”, tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.