POTSDAM – Merkel merr titullin ”Qytetare nderi” në vendlindje

POSTDAM, 8 shkurt /ATSH- DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të marrë titullin ”Qytetare nderi” në vendlindjen e saj, në veri të Berlinit, thekson shtypi gjerman.

Qyteza Templin, në rajonin e Uckermarkut, në shtetin e Brandenburgut, do të nderojë me këtë çmim arritjet dhe shërbimin e kancelares Merkel për Gjermaninë.

Në fund të qershorit të vitit 2018, 20 prej këshilltarëve komunalë nga 29 në total, miratuan çmimin që do t’i akordohet kancelares Merkel.

Merkel u lind në Hamburg, në Gjermaninë e atëhershme Perëndimore, në vitin 1954, por më vonë familja kaloi kufirin gjerman dhe u vendos në Gjermaninë komuniste Lindore, ku babai i saj, një pastor protestant, mori një post fetar në një kishë të Brandenburgut.

Familja u transferua në Templin në vitin 1957.

Merkel mbaroi shkollën e mesme dhe atë të lartë në Templin, ku nëna dhe vëllezërit e saj ende jetojnë atje.

Kancelarja viziton rregullisht shtëpinë e saj në fundjavë./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.