Pekini hedh poshtë akuzat ”qesharake” për spiunazh të artikuluara nga Lituania

VILNIUS, 8 shkurt /ATSH-AFP/ – Kina hodhi poshtë akuzat qesharake për spiunazh të artikuluara nga Lituania, e cila i bashkohet shteteve perëndimore që kanë shfaqur shqetësimin e tyre mbi aktivitetet e gjigantit kinez të telekomunikacionit ‘’Huawei’’.

Kompania ka ngjallur dyshime për lidhjet e ngushta me qeverinë kineze, që kanë çuar në aludime se mund të jetë një mjet i spiunazhit ndërkombëtar të Pekinit.

‘’Është absurde dhe qesharake për shërbimet sekrete lituaneze dhe ato të sigurisë që të bazohen në supozime dhe imagjinatë për të krijuar shtrembërime të pabaza”, thuhej në një deklaratë të ambasadës kineze në Vilnius./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.