Parlamenti grek ratifikon protokollin e anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut

ATHINË, 8 shkurt /ATSH-ANA/ – Projektligji ‘’Ratifikimi i protokollit të Traktatit të Atlantikut të Veriut për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut’’ u ratifikua sot gjatë seancës plenare të Parlamentit grek pasi mundi të sigurojë një shumicë prej 153 votash.

Gjatë votimit nominal, të gjithë anëtarët e Syriza-s si dhe tetë deputetë të pavarur votuan pro, ndërsa 5 nga 6 deputetë të cilët nuk ishin të pranishëm në sallë votuan kundër projektligjit me votim me postë./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.