PARIS – Gjigantët e karburanteve përfituan miliarda

PARIS, 8 shkurt  /ATSH-AFP/ – Gjigantët më të mëdha të distributorëve të naftës dhe gazit kanë arritur të fitojnë miliarda në sajë të një disipline financiare, megjithëse rrezikojnë të ulin prodhimin, thanë sot burime financiare që përputhen.

Gjigantët Chevron, ExxonMobil, BP, Royal Dutch Shell dhe Total kanë arritur të mbledhin një vlerë të përbashkët prej 80 miliardë dollarësh fitime neto vetëm vitin e kaluar.

Rezultatet janë përmirësuar dukshëm dhe pas rënies së tregut të naftës në vitin 2014.

Në tërësinë e tij sektori ka përfituar nga kjo rritje vitin e kaluar, pavarësisht se në tremujorin e katërt ka pasur paqëndrueshmëri./ /xhm/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.