Parashikimi i motit, 8 shkurt 2019

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ – Gjatë ditës së sotme, do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira kalimtare në bregdet dhe përgjatë zonave të ulëta.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat pësuan rënie nga një ditë më parë. Vlerat minimale janë regjistruar nga –3°C në Peshkopi deri 6°C në Sarandë. Në Tiranë, termometri shënoi 3°C. 

Në Jug dhe Jugperëndim në mesditë dhe pasdite, parashikohen reshje shiu të përkohshme.

Kjo situatë do të shoqërohet me erë nga Juglindja e Veriperëndimi e lehtë dhe mesatare në brigjet detare, aty ku valëzimi parashikohet i forcës 1 dhe 2. Temperaturat parashikohen:

Zonat Malore -2°/9°C
Zonat e Ulëta 2°/18°C
Zonat Bregdetare 4°/18°C

/a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.