GREQI – Parlamenti voton ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Shkupit në NATO

ATHINË, 8 shkurt /ATSH-MIA/ – Pasi mori dritën jeshile nga Komisioni kompetent, projektligji për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, do të sillet në mbledhjen plenare të parlamentit grek, ndërsa debati do të përfundojë me votimin e deputetëve.

“Ratifikimi i Protokollit të Marrëveshjes për përfshirjen e Republikës së Maqedonisë së Veriut në strukturat  e NATO-s është pranuar në tërësi nga shumica”, theksoi kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Konstantinos Duzinas në fund të debatit i cili zgjati pesë orë e gjysmë.

Pas përfundimit të takimit, Duzinas, parashtroi në parlament një raport në të cilin propozon të pranohet projektligji konkret, duke marrë parasysh qëndrimet e shumicës së anëtarëve të komisionit.

Projektligji u pranua edhe nga deputetët e SYRIZA-s, si dhe deputetë të pavarur, ndërsa të gjitha partitë e tjera opozitare ishin kundër.

Që të votohet Protokolli për anëtarësimin në NATO, nevojiten minimum prej 151 votash nga ana e parlamentit grek./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.