Gjykata italiane anulon sekuestrim e anijes ‘’Aquarius’’

ROMË, 8 shkurt /ATSH-AFP/ – Gjykata italiane anuloi sot një vendim për sekuestrimin e anijes humanitare ’’Aquarius’’ në Marsejë për një çështje për grumbullim të paligjshëm të mbeturinave.

Vendimi i lëshuar nga Gjykata e Katanias (Siçili) e cila mbështetet më konkretisht në mungesën e veprimeve të përsëritura, i dha të drejtë OJQ-së Mjekët pa Kufij (MSF) e cila kishte marrë me qera ‘’Aquarius’’ që nga 2016 duke e cilësuar masën ‘’joproporcionale dhe të influencuar’’

Nëntorin e kaluar me kërkesë të prokurisë së Katanias, gjykata italiane urdhëroi sekuestrimin e anijes dhe të llogarive bankare të MSF. Masa u duartrokit nga ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, i vendosur për të larguar të gjitha anijet e organizatave joqeveritare nga brigjet italiane.

Hetimi u përqendrua në trajtimin e veshjeve të lagura të hedhura nga migrantët në bord, si dhe mbeturinat ushqimore dhe mbeturinat sanitare, të cilat më pas i grumbullonin shërbimet e porteve ku edhe zbarkonin migrantët e shpëtuar në det.

Ndërkohë ekipet mjekësore në bordin e MSF-së kishin raportuar raste të shumta të zgjebes, me HIV, meningjit ose infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, të tilla si tuberkulozi dhe nuk mund të shpërfillnin rrezikun e transmetimit të viruseve ose patogjeneve nëpërmjet veshjeve të tyre të vjetra. //v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.