FRANCË – Halilhodzic: Vdekja e Sala-s, një e vërtetë e tmerrshme, e padrejtë

PARIS, 8 shkurt /ATSH-AFP/ – Kjo është një e vërtetë e tmerrshme, e padrejtë, deklaroi sot trajneri i FC Nantes Vahid Halilhodzic pas identifikimit të trupit të sulmuesit argjentinas, Emiliano Sala, i cili vdiq në një aksident ajror më 21 janar mbi La Manche.

‘’Kishte ende shpresë, por e dinim se më në fund ishte e vështirë, pothuajse një iluzion, utopik’’, shtoi trajneri, i cili u paraqit i vetëm në konferencën për shtypin përpara ndjeshjes kundër Nimes, të dielën në kampionat.

Për familjen e Emilianos dhe të pilotit është një ngjarje e tmerrshme.

Shumë i afërt me sulmuesin që në momentin e të qënit pjesë e klubit në muajin tetor, trajneri Vahid nderoi një person i cili do të lërë pas gjurmë të përjetshme në këtë klub me sjelljen, me modestinë jo vetëm si lojtar por edhe si individ. / /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.