FOTO/ “Edukimi përmes Kulturës” në Bibliotekën Kombëtare

99

TIRANË, 8 shkurt /ATSH/ – “Edukimi përmes Kulturës” këtë herë ndaloi në Bibliotekën Kombëtare për të afruar nxënësit me librin dhe leximin si hallka kryesore për të siguruar lexues në të ardhmen.

Në kuadër të këtij programi si nismë e Ministrisë së Kulturës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Edith Durham” të kryeqytetit ishin protagonistët e këtij takimi.

Nxënësit u takuan me specialistë të Bibliotekës Kombëtare, ku u njohën më nga afër me ‘shtëpinë e librit’, me programet krijuese, klubet e leximit që zhvillohen në bibliotekë, programet e mësimit përmes lojës, etj.

Ky program ka si qëllim edukimin e vazhdueshëm dhe nxitjen e leximit për grup-mosha të ndryshme përmes aktiviteteve njohëse dhe informuese. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.