Forca Detare shpëton 3 persona në Karaburun

TIRANË, 8 shkurt/ATSH/ – Forcat Detare shqiptare kanë arritur të shpëtojnë 3 persona në rajonin e Shën Janit në Karaburun, pas një avarie që kishte ndodhur në anijen me të cilën ata lundronin.

Ministria e Mbrojtjes përmes një njoftimi bën me dije se mjeti lundrues Aleksi, i cili kishte tre persona në bord kishte pësuar një defekt në linjën e aksit, duke e bërë të pamundur kthimin e tyre në breg.

Mjeti me defekt u rimorkiua në Triport nga anija “Mati” e Forcës Detare

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.