FOKUS – Plan sekret për ringjalljen ekonomike postBrexit

LONDËR, 8 shkurt /ATSH-ANSA/ – Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka krijuar një grup sekret ekspertësh, i cili po punon për realizimin e një plani, që ka për synim ringjalljen e ekonomisë britanike në rast të divorcit nga BE pa një marrëveshje, shkruan e përditshmja britanike ”Financial Times” duke theksuar se detajet e këtij studimi shkojnë nga ulja e taksave dhe rritja e investime deri te shkurtimet e tarifave të eksportit.

Në krye të këtij plani të quajtur post Brexit, qëndron sekretari i Kabinetit, Mark Sedwill, si dhe zyrtarë nga Zyra e Kabinetit  të Thesarit dhe përfaqësues të Departamentit për Aktivitetet Tregtare, të cilët po punojnë ngushtë me Bankën e Anglisë.

“Kjo listë njerëzish shërben si levë ekonomike për Ditën e Gjykimit nëse ekonomia është duke u fundosur’’, komentoi një zyrtar i administratës që preferoi të mbetej anonim.

“Sedwill ka filluar punën që prej muajve të verës’’, shtoi zyrtari./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.