Carlos Queiroz, trajner i ri i Kolumbisë

117

TIRANË, 8 shkurt ATSH/ – Kombëtarja nga Amerika e Jugut ka zgjedhur trajnerin e ri.
Carlos Queiroz do të drejtojë Kolumbinë deri në përfundim të Botërorit, Katar 2022.

Ish-trajneri i “Real Madridit” dhe Portugalisë pas eliminimit të Iranit nga Kupa e Azisë u largua nga kombëtarja aziatike të cilën e drejtoi më së miri për plot tetë vite.

Queiroz që ka qenë edhe ndihmës i Sir Alex Ferguson te “Manchester United” tashmë do të ketë misionin të bëjë mirë në Kupën e Amerikës me “Los Cafeteros” dhe ta kualifikojë Kolumbinë në Katar 2022, me synimin për të shkuar sa më larg edhe në këtë kompeticion madhor.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.