“United” dhe “City” në garë për Chiesan

101

TIRANË, 7 shkurt ATSH/ – Dy rivalët e qytetit të Manchesterit kërkojnë talentin italian.

Federico Chiesa ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane.

Së fundmi, në garë për sulmuesin e “Fiorentinës” janë futur “Manchester United” dhe “Manchester City”.

Chiesa ka shkëlqyer në dy sezonet e fundit me “Fiorentinën” duke zënë vend titullar në formacionin e skuadrës “Viola”.

Ndonëse në Firence shpresojnë ta mbajnë për një kohë më të gjatë, “Corriere dello Sport”, raporton që interesimi i “United” dhe “City-t” është shumë i madh dhe në verë do të tentojnë ta transferojnë.

Përveç dy gjigantëve anglezë, interesim për Chiesan kanë shprehur edhe “Interi”, “Juventusi” dhe “Bayern Munich”.

/gj.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.