UKRAINË – Miratohen ndryshimet kushtetuese për aderimin në NATO dhe BE

136

KIEV, 7 shkurt /ATSH-ANSA/ – Parlamenti ukrainas (Rada Verkhovna), ka miratuar me 334 vota pro, 35 kundër dhe 16 abstenim, nga 385 deputetët e pranishëm në sallë,  amendamentet që parashikojnë përfshirjen në Kushtetutën e Ukrainës të integrimit të vendit në NATO dhe BE.

Propozimi, i paraqitur nga presidenti Petro Poroshenko, mori dritën jeshile nga Gjykata Kushtetuese më 22 nëntor dhe u miratua po atë ditë nga parlamenti që në raundin e parë.

Për miratimin në raundin e dytë duhej që të votonin pro një shumicë prej dy të tretash.

Nga 450 deputetë ukrainas, miratimi kaloi me mbi 300 votat e nevojshme./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.