Tiranë, riparime në sheshin kreativ pranë stadiumit “Dinamo”

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ – Punonjësit e mirëmbajtjes së bashkisë së Tiranës kujdesen çdo ditë për riparimet dhe sistemimet në sheshet kreative për fëmijë.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit bën të ditur se punonjësit janë në gatishmëri për të siguruar kujdes për parqet e lodrave të fëmijëve. Kështu, riparimet e fundit janë kryer në sheshin rekreativ pranë stadiumit “Dinamo”.

“Vogëlushët e lagjeve të Tiranës, kënaqen pafund te këndi i lojërave. Sektori Luaj Tirana, është gjithmonë pranë tyre, duke u kujdesur për mbarëvajtjen. Me riparimet e sistemimet te sheshi rekreativ pranë stadiumit ‘Dinamo’, tani fëmijët janë gati për të filluar menjëherë nga loja”, bëjnë të ditur punonjësit e APR-së. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.