Reshje dëbore në Qafë-Mali – Qafë-Shllak, ARRSH: Rruga e kalueshme dhe pa probleme

134

TIRANE, 7 shkurt/ATSH/ – Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në rrethin e Pukës kanë rinisur reshjet e dëborës, dhe konkretisht në segmentin Fushë-Arrëz – Fushë-Dukagjin, në zonën Qafë-Mali – Qafë-Shllak.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se menjëherë kompanitë e mirëmbajtjes filluan punën për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Sipas ARRSH, rruga është e kalueshme dhe pa problem për qarkullimin e automjeteve. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.