FUTBOLL – “Lacio” mposht “Empolin” dhe kap zonën Champions

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ – Skuadra e drejtuar nga Diego Simeone ka mposhtur ekipin e “Empolit”, duke u zhvendosur në vendin e katër të renditjes.

Ekipi i “Lacios” ka mposhtu me rezultatin minimal skuadrën e “Empolit” në Olimpiko, ku autor i golit ishte ekuadoriani Caicedo.

Pasi bëri gjithçka mirë në zonë, ekuadoriani u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke shënuar golin e 3-pikëshit për “Lacion”.
Me këtë fitore “Lazio” ngjitet përkohësisht në vendin e katërt, duke lënë pas “Milanin”./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.