FOTO/ Fier, gjelbërohen ambientet e jashtme të shkollave

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ – Ambienteve të jashtme të shkollës 9-vjeçare “Thanas Ikonomi”, Grecalli në Fier i janë shtuar 50 pemë.

Pas rikonstruksionit të plotë të godinës së kësaj shkolle, sistemimi i ambienteve të jashtme dhe gjelbërimi i tyre është një tjetër nismë e bashkisë Fier në bashkëpunim edhe me stafin drejtues të kësaj shkolle.

Kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi bën të ditur se “bashkë me stafin e shkollës “Thanas Ikonomi” Grecalli, i japim jetë një projekti fantastik gjelbërimi”.

“+40 pemë dekorative i shtohen ambienteve rreth shkollës 9-vjeçare. Bashkia në bashkëpunim me shkollat po i kushtojnë një vëmendje të veçantë gjelbërimit”, tha Subashi. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.