FOTO/ Berat, restaurim banesës monument kulture

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ – Një vëmendje e veçantë po i kushtohet gjithnjë e më shumë restaurimit të banesave në qytetin e Beratit.

Ministria e Kulturës, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe drejtoritë rajonale të Kulturës Kombëtare në të gjithë vendin, po punojnë çdo ditë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore.

Në qytetin e Beratit vazhdon mirëmbajtja dhe ndërhyrjet restauruese në banesat monument kulture në lagjet muzeale.

Specialistët e mirëmbajtjes së DRKK-Berat ndërhynë këtë herë në restaurimin e portës së banesës së Stavri Duhanxhiu në lagjen Goricë.

Banesat beratase janë një dëshmi e vyer e diversitetit urbanistik dhe arkitektonik, karakteristikë e Beratit. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.