Eksportuesit shqiptarë mes 3200 pjesëmarrësve në panairin e Berlinit

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/- Kompanitë eksportuese shqiptare të fruta-perimeve po promojnë prodhimet “Made in Albania” në panairin ndërkombëtar “FRUIT LOGISTICA” në Berlin mes mbi 3200 pjesëmarrësve nga 90 vende të botës.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po mbështet bizneset shqiptare përmes veprimtarive të tilla, në rrugën drejt tregjeve të reja evropiane.

Panairi i Berlinit, vlerësohet si një nga aktivitetet më të madhe dhe të rëndësishme në sektorin e bujqësisë dhe ushqimit që mbledh përfaqësues nga e gjithë bota, ku krahas ekspozimit dhe promovimit, zhvillohen forume komunikimi dhe bashkëpunimi për zhvillimin e tregtisë mes vendeve pjesëmarrëse.

Panairi do të zhvillohet për 5 ditë me radhë dhe që në nisje të tij, pavijoni shqiptar ka ngjallur interesin e vizitorëve të shumtë dhe biznesmenëve të huaj të pranishëm në këtë event. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.