Duka zgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA

108
ROME, ITALY - FEBRUARY 07: UEFA Executive Committee candidate Elvedin Begic of Bosnia and Herzegovina during the UEFA Congress at Hotel Cavalieri on February 7, 2019 in Rome, Italy. (Photo by Paul Murphy - UEFA/UEFA via Getty Images)

TIRANË, 7 shkurt ATSH/ – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është zgjedhur në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s me 36 vota, duke marrë besimin e delegatëve të shumë federatave të mëdha europiane për një mandat 4-vjeçar.

Sot në Romë është zhvilluar Kongresi i 43-të i UEFA-s që kishte në rendin e ditës zgjedhjen e Presidentit të UEFA-s dhe antarëve të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, pozicion për të cilin kandidonte dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Kjo është një arritje shumë e madhe për futbollin shqiptar që ka arritur të kalojë kufijtë e përfaqësimit në institucionet më të rëndësishme europiane sportive. Për herë të parë në histori, futbolli shqiptar do të përfaqësohet nga Presidenti Duka në qeverinë e futbollit europian.

Në këtë Kongres Aleksandër Ceferin u rizgjodh President i UEFA-s duke marrë një mandat për katër vitet në vazhdim.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.