Dua Lipa nominohet për herë të parë në Grammy

TIRANË, 7 shkurt /ATSH/ – Mbrëmjen e së dielës zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy. Këngëtarja Dua Lipa ka zbuluar lajmin fantastik.

Ajo do debutojë në mbrëmjen gala me performancën e saj dhe do dhurojë spektakël në skenën gjigante.

Në skenë do t’i bashkohet këngëtarja St. Vincent për një performancë unike.

Dua është nominuar për herë të parë në Grammy. Ajo mori dy nominime në kategorinë “Best New Artist” dhe në “Best Dance Recording”. Në kategorinë e parë, Lipa përballet me Bebe Rexhën. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.