Drejt përfundimit loti i tretë i rrugës Qukës – Qafë-Plloçë

TIRANË, 7 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Sonila Qato ka inspektuar sot segmentin (lotin) e tretë të rrugës Qukës – Qafë-Plloçë, ku vazhdon puna për zbatimin e projektit që tashmë është drejt përfundimit.

“Inspektova në Qafë-Plloçë segmentin (lotin) e tretë të projektit Qukës – Qafë-Plloçë, jo vetëm për të bashkërenduar mbi ecurinë e punimeve nën drejtimin e mbikëqyrësit të projektit, por edhe për të parë nga afër vështirësitë e zbatimit të një projekti të vështirë, i cili në çdo ditë të tij kërkon vendimmarrje, analiza dhe mbikëqyrje në mënyrë të tillë që të sigurojmë sa më parë aksesin në këtë aks për banorët e zonës dhe lëvizshmërinë e mjeteve të transportit”, shprehet Qato.

Ky segment rrugor do të bëjë të mundur lëvizjen e lirë të mjeteve në kushte dhe standarde europiane.

/e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.