ADIS ABEBA – OKB: 97% e refugjatëve në botë gjenden në Afrikë dhe Azi

ADIS ABEBA, 7 shkurt /ATSH-AA/ – Sekretarja e Përgjithshme e Komisionit Ekonomik të OKB-së për Afrikën (UNECA), Vera Songwe tha se 97% e popullsisë së refugjatëve në botë janë në kontinentet e Afrikës dhe Azisë.

Takimi i Bordit Drejtues të Unionit Afrikan me pjesëmarrjen e ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare, para Samitit të 32-të të Liderëve të Unionit Afrikan, filloi në kryeqytetin e Etiopisë, Adis Abeba.

Sekretarja e Përgjithshme e UNECA-s, Songwe, në fjalimin e hapjes së mbledhjes së organizuar para samitit, ku tema kryesore do të jetë mbi refugjatët dhe të zhvendosurit, ndau me të pranishmit të dhëna në lidhje me shifrat e migrimit në kontinent.

Ajo tërhoqi vëmendjen në atë se çështja e migrimit është një çështje shumëdimensionale dhe e komplikuar.

“Sot në kontinentin afrikan gjenden 14,7 milionë persona të zhvendosur dhe 7,3 milionë refugjatë”, u shpreh Songwe./ /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.