“Vllaznia” fiton Kupën e Shqipërisë U-19

119

TIRANË, 6 shkurt/ATSH/ – Ekipi shkodran i “Vllaznisë” ka mposhtur me rezultatit 2-1, ekipin e “Besës” së Kavajës, duke u shpallur fituese e Kupës së Shqipërisë për moshat U-19.

Ndeshja finale u zhvillua sot në stadiumin “Elbasan Arena”, ku pati një rivalitet të fortë deri në minutën e fundit.

Golin e parë e gjeti Ardian Shaliani i ekipit të “Besës” në minutën e 9-të dhe më pas ka barazuar me penallti Uheid Hoxha i “Vllaznisë” në minutën e 27-të, dhe në minutën e 32-të, Qardaku ka shënuar sërish për shkodranët. Edhe në pjesën e dytë skuadrat kanë luftuar për të gjetur golin e radhës, por pa ndryshuar rezultatin e pjesës së parë dhe të gjithë ndeshjes. Ekipet finaliste zbritën në fushë me këtë formacion, “Vllaznia”: Qarri, Shimaj, Repaj, Ndreca, Hoxha, Kulla, Kovaci, Rrasa, Lekaj (C), Mali, Qardaku.

“Besa”: Dabijani, Rrushi, Kacbufi, Damarija, Mecja, Cara (C), Selita, Meraj, Zeqiri, Deliu, Shaliani./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.