TURQI – Shembet një ndërtesë 7-katëshe

STAMBOLL , 6 shkurt /ATSH-AA/  – Një ndërtesë 7-katëshe u shemb në lagjen Kartan në pjesën aziatike të Stambollit.

Në vendin e shembjes së ndërtesës kanë mbërritur një numër ekipesh policore, ambulanca dhe zjarrfikës.

Ndërkohë është kryer sigurimi i zonës dhe po vijojnë kërkimet në rrënoja.

Së shpejti priten më shumë informacione rreth ngjarjes./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.