UASHINGTON, 6 shkurt /ATSH-ANSA/ – Mjaft me luftërat idiote politike dhe me këto hetime qesharake dhe të njëanshme, jo hakmarrje dhe rezistencë, ne duhet të zgjedhim rrugën e madhështisë, theksoi presidenti amerikan Donald Trump përpara Kongresit, në fjalimin e tij para Kombit.
“Axhenda ime nuk është axhendë republikane apo demokrate, por është axhenda e popullit amerikan dhe së bashku mund të shkëputim dekadat e ngërçit politik, të kapërcejmë ndarjet e vjetra, të shërojmë plagët e vjetra, të ndërtojmë koalicione të reja, të krijojmë zgjidhje të reja dhe të zhbllokojnë të ardhmen e Amerikës”, theksoi ai.
”Vendimi është vetëm në duart tona’’, shtoi Trump.
Më 15 shkurt, pa një marrëveshje të përgjithshme mbi sigurinë në kufirin meksikan, rreziku i një mbylljeje të re (shutdown) të qeverisë ekziston.
Trump gjithashtu këmbënguli në tërheqjen e trupave nga Siria dhe Afganistani./ /os/ a.jor.