SHBA – Gruaja e pestë në radhët e demokratëve pritet në garën për Shtëpinë e Bardhë

124

UASHINGTON, 6 shkurt /ATSH-AFP/ – Senatorja Amy Klobuchar aludoi për një njoftim të rëndësishëm për të dielën, ku linte të kuptohej se mund të bashkohej në radhët e kandidatëve demokratë, përfshirë katër gra, që shpresojnë largimin e Donald Trump nga Shtëpia e Bardhë në nëntor të 2020.

Fituese me një numër të madh votash e mandatit të tretë në nëntorin e 2018 në Shtetin e Minesotës, demokratja vijon të gëzojë një popullaritet të madh, përfshirë në bastionet me miniera që çuan në favor të Donald Trump në 2016.

”Unë do të bëj një njoftim të rëndësishëm të dielën’’, shkruante në Twitter senatorja 58 vjeçare të martën në mbrëmje, menjëherë pas fjalimit për situatën e Kombit të republikanit Donald Trump./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.