SHBA – David Malpass, kandidati zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për kreun e Bankës Botërore

UASHINGTON, 6 shkurt /ATSH-AFP/ – David Malpass, një besnik i administratës Trump është zgjedhur si kandidati zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për të drejtuar Bankën Botërore. Ai është një kritik i ashpër i institucionit të zhvillimit, i cili nuk ngurron ta përshkruajë atë si joefikas dhe dorëlëshuar.

Procesi i kandidaturave për emërimin e drejtuesit të ri të Bankës Botërore hapet të enjten.

Ky zëvendëssekretar i Thesarit 62 vjeç, i ngarkur për çështjet ndërkombëtare në administratën Trump që prej muajit shtator 2017 është një antikonformist i cili ka ngurron të thotë hapur atë që vërtetë mendon.

Para Kongresit, menjëherë pas emërimit të tij në Thesar, ky aleat i Donald Trump besonte se institucionet ndërkombëtare shpenzonin shumë para, nuk ishin shumë efektive dhe shpesh të korruptuara në praktikat e kredive./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.